Ja shtetet që u kualifikuan nga nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 14:13
Ja shtetet që u kualifikuan nga nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’

Nata e dytë gjysmëfinale e "Eurovision 2023", ka përfunduar zyrtarisht, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.

 

Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria
Qipro
Estonia
Belgjika
Austria
Lituania
Polonia
Australia
Armenia
Sllovenia.

(Kosova Sot Online)