Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në finalen e 'Eurovisionit' me këngën 'Duje'

  • A.P /
  • 13 May 2023 - 22:10
Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në finalen e 'Eurovisionit' me këngën 'Duje'

Sonte në Liverpol të Anglisë, po mbahet finalja e Eurovisionit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi sonte kanë përformuar në skenë këngën "Duje", ku kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre.


Ata janë ngjitur në skenë të dhjetët me radhë, me ç’rast numri 10 do të jetë edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.

Ky është momenti për të gjithë shqiptarët anembanë botës, për të votuar përfaqësuesen e Shqipërisë Albinen dhe Familjen Kelmendi me këngën "Duje" me numer rendor 10.

(Kosova Sot Online)