Albina dhe Familja Kelmendi me këngën 'Duje' përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në finalen e 'Eurovisionit'

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 00:56
Albina dhe Familja Kelmendi me këngën 'Duje' përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në finalen e 'Eurovisionit'

Në Liverpol të Anglisë, sonte u mbajt finalja e "Eurovisionit" për vitin 2023,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi përformuan në skenë këngën "Duje", ku shkëlqyen me paraqitjen e tyre.


Ata janë ngjitur në skenë të dhjetët me radhë, me ç’rast numri 10 ishte edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.

Shqipëria mori 17 pikë nga juritë profesionale derisa 57 pikë nga votat e publikut, gjithsej 76.

Albina dhe Familja Kelmendi në bazë të votave të publikut dhe jurisë u rënditën në pozitën e 22.

Si kurrë më parë, shqiptarët anembanë botës u bashkuan për të votuar përfaqësuesen e Shqipërisë Albinen dhe Familjen Kelmendi me këngën "Duje" me numer rendor 10, derisa krahas tyre qëndruan edhe disa media besnike duke i mbështetur në mënyrë mediale.

(Kosova Sot Online)