'Çartet' Zhaku: Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 19:05
'Çartet' Zhaku: Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe

Se është duke e shijuar qëndrimin në Beograd të Serbisë, kjo u pa edhe sot nga Zhaklin Lekatari, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka postuar një pamje të flamurit serb ku krahas saj shkruhej “Mirë se vini”.

Në mesin e reagimeve të shumta ishte dhe ish-banorja e BBV, Nita Latifi e cila ka publikuar në “Instastory” deklaratën e Zhaklinës dhe krahas saj shkruan e nervozuar:

 

“Hipokrizi e gjallë. Marre”.

E reagim i këngëtares duket se nuk i ka shpëtuar as gazetares e cila ka reaguar gjatë mëngjesit të sotëm nëpërmjet një videoje ku ironizon ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale.

 Zhaku shprehet se do i besoj partiotizmit të shqiptarëve kur të mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jenë pro të drejtës.

“Sot në mëngjes shoh një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të behët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e Big Brotherit tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që vlerat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive”, shprehet ajo.

(Kosova Sot Online)