A do ta takojë Sali Berisha - Luizin?

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 17:31
A do ta takojë Sali Berisha - Luizin?

Artisti Luiz Ejlli ka përmendur disa herë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Tani fansat e këngëtarit të njohur janë kuriozë që të dinë nëse ai do të takohet me Berishën apo jo.

Madje këtë pyetje ia kanë bërë edhe nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani, teksa kjo e fundit ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“A do t’a takojë Sali Berisha Luizin”, ishte pyetja e fansit.

Armina e ka marrë me sportivitet këtë pyetje dhe i është përgjigjur:

“Hahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e di”, duke e shoqëruar edhe me emoji që qesh me lot.  

(Kosova Sot Online)