Albina dhe Familja Kelmendi: Ne jemi të lumtur që arritëm ta përfaqesojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 19:27
Albina dhe Familja Kelmendi: Ne jemi të lumtur që arritëm ta përfaqesojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike

Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi në Liverpol të Anglisë, përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në "Eurovision" 2023, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ata  përformuan në skenë këngën "Duje", ku shkëlqyen me paraqitjen e tyre.

 

Pas natës finale të shtunën mbrëma, Albina dhe Familja Kelmendi sot kanë reaguar për herë të parë duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen...

"Ne jemi të lumtur që arritëm ta përfaqesojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike", thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision.
Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time eshte dhe do te mbetet enderr e realizuar ne menyren me te mirë fale jush!
Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!
Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë.
Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite  nga ju! 
Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip!
Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone.
Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gje!

(Kosova Sot Online)