Loreen është artistja e parë grua që fiton dy herë 'Eurovision Song Contest'

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 21:06
Loreen është artistja e parë grua që fiton dy herë 'Eurovision Song Contest'

Loreen është artistja e parë grua që fiton dy herë ”Eurovision Song Contest", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga “Tattoo” u rendit në vendin e parë duke grumbulluar 583 pikë. Juritë kombëtare që i dhanë fitoren Suedisë kanë ngjallur kritika dhe shumë njerëz po bëjnë thirrje duke kërkuar që rezultati të shfuqizohet pasi mund të jetë i manipuluar.

 

Në internet, njerëzit kanë përmendur fitoren ikonike të grupit ABBA me këngën e famshme “Waterloo” në vitin 1974, që i shndërroi artistët e ABBA-s në yje ndërkombëtarë brenda natës. Nga shumë njerëz, “Waterloo” konsiderohet si kënga më e jashtëzakonshme në historinë e Eurovision.

Duke marrë parasysh fitoren e Loreen, njerëzit mendojnë se Eurovision 2024 do të zhvillohet në Suedi dhe përkon pikërisht me 50-vjetorin e fitores së ABBA, të cilët me siguri do të performojnë vitin tjetër. Po ashtu ka shumë video që tregojnë se kënga nuk është origjinale.


(Kosova Sot Online)