Dua Lipa shënon këtë rekord

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 14:51
Dua Lipa shënon këtë rekord

Dua Lipa po dëshmon kohë pas kohe se është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jo rastësisht njihet si ylli i popit, pasi me rekordet e njëpasnjëshme Dua po e dëshmon këtë veçanërisht në vitet e fundit.

 

Së fundmi, albumi i Dua Lipës “Future Nostalgia” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.

Ky album e bën yllin shqiptar artisten e parë femër që me dy albume ka arritur këtë moment historik në karrierën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)