Ja kush i thotë Zhaklinës: Boll më!

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 14:29
Ja kush i thotë Zhaklinës: Boll më!

Në Post Big Brother, debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E tëra nisi pasi disa prej banorëve, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin.

 

Kjo gjë u mohua nga Zhaklina, e cila tha se ka mbrojtur vetëm vlerat që Kristi ka shfaqur.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

Por, në një moment edhe Arbana i kërkoi të heshte.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.

(Kosova Sot Online)