Bledi Mane: Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon sesa me Nitën

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 19:40
Bledi Mane: Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon sesa me Nitën

I mllefosur nga deklaratat e Nita Latifit, Bledi Mane ka shkruar se më mirë martohet me Kristin ose me Ronaldon sesa me të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… pray for Nita’– shkruan ai.


Fillimisht, ishte Nita, e cila gjatë një interviste për mediat kosovare tha se u ndje e shfrytëzuar nga gazetari, pas dasmës që bëri me të, si pjesë e një loje në “BBV”. Më pas, Mane postoi një shkrim në “Instagram”, ku tha se Nita “ishte harruar në frigorifer”, derisa ai hyri në shtëpi dhe e aktivizoi.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avocado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë future përsëri në frigorifer. #PrayforNita”.

Image

 
(Kosova Sot Online)