Jessie J bëhet nënë për herë të parë

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 19:04
Jessie J bëhet nënë për herë të parë

Jessie J është bërë nënë për herë të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e zbuloi lajmin përmes një postimi në Instagram.

“Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë”, ka shkruar ajo në një deklaratë të postuar në Instagram Stories.

 

Këngëtarja e “Domino” e mbylli deklaratën e saj duke shkruar: “Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Do të rikthehem në Instagram kur të jem gati”.

Image

(Kosova Sot Online)