Kiara poston foto me Luizin: Zarfin e kuq apo të zi?

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 21:16
Kiara poston foto me Luizin: Zarfin e kuq apo të zi?

Padyshim çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar, janë këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ata kanë qenë të ftuar në dasmën e vajzës së biznesmenit-politikan Tom Doshi.

 

Luizi ishte veshur me një kostum klasik të zi, ndërsa Kiara me një fustan të kuq.

Kiara ka postuar ditën e sotme një foto me Luizin nga dasma dhe krahas fotos shkruan: “Zarfi i zi apo i kuq?”, duke iu referuar zarfeve në BBV, teksa e shoqëron dhe me një emoji.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, teksa nuk mungojnë dhe batutat nga ish-banorët e BBV, por komenti që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Luizit.

“Rrini urtë se e fillova zinxhirin” shkruan Luizi duke iu referuar lojës së nominimeve në BBV.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

(Kosova Sot Online)