Mihrije Braha jep detaje pasi shtëpia iu përfshi nga flakët

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 17:15
Mihrije Braha jep detaje pasi shtëpia iu përfshi nga flakët

Këngëtarëve të njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi,  ditë më parë është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur më 10 maj, por lajmi është bërë publik vetëm së fundmi.

 

Brenda në shtëpi ndodhej djali dhe nusja e tij, ku fatmirësisht pësuar asnjë gjë.

Mihrija ka treguar se si ka ndodhur ky incident.

Mihrija ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt elektrik, një zgjatues elektrik ka marrë flakë. Këngëtarja shtoi se ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen.

Artistja u shpreh se para se të niste xhirimet e emisionit ka pasur një krizë që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Ndërsa lajmin e ka marrë vesh pas programit dhe janë nisur menjëherë për Prishtinë.

(Kosova Sot Online)