Jehona Sopi po vjen me koncertin e saj recital

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 16:05
Jehona Sopi po vjen me koncertin e saj recital

Të gjithë ata që i ka marr malli ta shohin këngëtaren e njohur Jehona Sopi duke përformuar live në skenë, do ta kenë rastin më 9 qershor prej orës 19:30 në "AMC Hall" me “Jehonë”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
 
Ky koncert përveç një feste kënge është dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik.

 

"J stands for Jehonë – ky nuk është rikthim është veç vazhdim i një rrugëtimi që nisi më shumë se 20 vjet më parë. Jam e lumtur të ju prezantoj koncertin recital nën shoqërimin e orkestrës simfonike me disa prej këngëve që kanë jetuar gjithë këto kohë sepse Ju i keni dëgjuar. Më 9 qershor prej orës 19:30 në "AMC Hall" me “Jehonë”, përveç një feste kënge është dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik. Faleminderit të gjithë mbështetësve që këtë rrugëtim po e bëjnë realitet", ka shkruar Jehona Sopi.

(Kosova Sot Online)