Zbulohet romanca e re e Shakirës

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 18:03
Zbulohet romanca e re e Shakirës

Shakira dhe Lewis Hamilton përflitet se janë një çift i ri dhe më shumë detaje janë zbuluar rreth romancës së tyre të supozuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja dhe kampioni i garave në Formula 1 u panë duke u shoqëruar pasi ai garoi në Çmimin e Madh të Spanjës në F1, ku doli në vendin e dytë.

 

Dora e Lewisit ishte rreth belit të Shakirës në një foto që u shpërnda nga nata e tyre pas garës.

“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e “njohjes”, tha për revistën People një burim që dyshohet se i njeh të dy personazhet.

Lewis dhe Shakira fillimisht ndezën thashethemet për romancë në Grand Prix të Miamit muajin e kaluar, kur u panë në një varkë së bashku me disa miq.

Nga ana tjetër, ish-i i Shakirës, Gerard Pique, po e vazhdon hapur romancën e tij me të dashurën e re.

Image

(Kosova Sot Online)