Ja kush supozohet të jetë shkaktari i zjarrit në lokalin e reperit Noizy

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 15:10
Ja kush supozohet të jetë shkaktari i zjarrit në lokalin e reperit Noizy

Raportohet se sot është përfshirë nga flakët, lokali i reperit të njohur shqiptar, Noizy, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja siç u tha ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Lokali rezulton të jetë në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.

Pas kësaj pati një reagim në rrjete sociale duke treguar arsyen se përse ndodhi një gjë e tillë.

Faqja e lokalit në Instagram bën me dije se kjo u bë nga një shkëndijë elektrike.

Postimi i plotë:

“Njoftim!

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GATE 03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Ju mirëpresim së shpejti”.

(Kosova Sot Online)