Ja çfarë tha Luizi për Sali Berishën në mes të koncertit

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 13:35
Ja çfarë tha Luizi për Sali Berishën në mes të koncertit

Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

“Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të, siç mund ta shihni dhe dëgjoni tek video e mëposhtme. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

Image

(Kosova Sot Online)