Grishaj zbulon detaje një javë para dasmës me Arbanën

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 14:54
Grishaj zbulon detaje një javë para dasmës me Arbanën

Dashurinë e tyre me një ceremoni të veçantë në Toskana, Itali këtë fundjavë, do të kurorëzojnë regjisori Eduart Grishaj dhe partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Vetë Eduarti ka zbuluar së fundmi disa detaje rreth dasmës, ku ka treguar se të pranishëm në ceremoni nuk do ketë shumë pjesëmarrës. Mirëpo një detaj që nuk e kishte rrëfyer më parë, është se çifti përveç celebrimit do të ketë dhe një ceremoni në kishë.

I pyetur përse zgjodhën Toskanën si vendin për të zhvilluar dasmën. regjisori tha:

“Unë dhe Arbana lëvizim goxha, një nga vendet që na pëlqen shumë është Toskana dhe menduam që dasma të mbahet aty. Do të jenë rreth 120 vetë, i pari që do këndoj do jem unë dhe 30-50 janë këngëtarë. Do bëjmë një ceremoni në kishë, do zgjasë 3 ditë. Ia kam lënë në dorë Arbanës që të merret me organizimin”.

(Kosova Sot Online)