Kush po e mbulon me para Luiz Ejllin?

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 14:12
Kush po e mbulon me para Luiz Ejllin?

Luiz Ejlli pas daljes nga shtëpia e “BBV2” është përkushtuar shumë në karrierën e tij muzikore, ku ka publikuar edhe 2 këngë të reja dhe duke marrë pjesë në koncerte të shumta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Së fundmi janë bërë virale disa pamje nga koncerti, ku shqiptarët që jetojnë atje kanë hedhur dollarë në skenën ku po performonte Luizi dhe nuk janë pak.

Luiz Ejlli ka postuar në “Instastory” një video duke ecur dorë për dore me Kiara Titon. E si çdo postim tjetër i Luizit, edhe kjo video ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente.

Image

(Kosova Sot Online)