Kendall shfaqet pa sytjena

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 15:58
Kendall shfaqet pa sytjena

Kendall Jenner bëri një nga paraqitjet e saj më provokuese deri tani teksa doli për darkë në restorantin e famshëm italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica të martën,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

27-vjeçarja u shfaq pa sytjena nën një bluzë të ngushtë të zezë dhe të tejdukshme, e cila ishte e mbështjellë në një fund të zi prej lëkure ndërsa ajo shkonte për një darkë me miqtë e saj, Hailey Bieber dhe Lori Harvey.

 

Kendall – e cila kohët e fundit ka shijuar një takim me të dashurin e saj të përfolur, reperin porto-rikan, Bad Bunny, 29 vjeç – e kombinoi pamjen e mrekullueshme me çizme të zeza deri tek gjuri.

Modelja i kishte lënë flokët e saj të errët në valë të lirshme, teksa era ia valëviste.

Ylli i serialit “The Kardashians” i dha edhe më shumë shkëlqim veshjes me një rrip të zi.

Sa i përket makijazhit, Kendall dukej perfekte me një nuancë buzëkuqi mat dhe një pudër rozë në faqet e saj.

Kendall u ritakua me shoqet e saj, pasi kohët e fundit kaloi kohë me të dashurin e saj të shumëpërfolur, i njohur si Benito Antonio Martínez Ocasio.

Një burim i tha Revistës “People” në maj se dyshja po i bënin gjërat më serioze mes tyre.

“Ata janë shumë të lezetshëm së bashku. Kendall është e lumtur”, pohoi burimi i brendshëm.

“Ai është një djalë argëtues. Shumë zotëri dhe simpatik. Asaj i pëlqen atmosfera e tij. Ai është shumë djalë trendy”, tha burimi.

I njëjti zbuloi gjithashtu se ‘ishte një fillim i ngadaltë’ i marrëdhënies, ‘por ata kalojnë pothuajse çdo ditë së bashku tani’.

Image

(Kosova Sot Online)