Ja çfarë e eksiton te një burrë Kim Kardashianin

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 17:49
Ja çfarë e eksiton te një burrë Kim Kardashianin

Është momenti të mësojmë një tjetër detaj (që me shumë mundësi nuk do të na hyjë) në punë rreth preferencave të Kim, e cila në episodin e radhës të “The Kardashians” tregoi listën e gjërave që pëlqen më shumë te një burrë dhe se çfarë e eksiton (me/pa shaka), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Dhëmbët më eksitojnë shumë. Sa më të drejta të jenë, aq më shumë eksitohem” tha themeluesja e SKIMS.

E më pas, duke qeshur shtoi: “Tallem. Por edhe s’tallem”.

Nëse jeni kurioz se si vijon lista, ja ku e keni. Thjesht ju themi se është paksa e gjatë:

1. Ta mbrojë Kim
2. Të luftojë për të
3. Higjiena e mirë
4. Të jetë i qetë
5. Të mos ketë probleme me prindërit
6. Të jetë i duruar
7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim
8. Të jetë i suksesshëm
9. Siç thamë, të ketë dhëmbë të bukur
10. Spontan
11. Të jetë argëtues
12. Familja dhe miqtë e saj ta duan
13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj
14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama ka Kim vetë
15. Të jetë më i gjatë se Kim
16. Të ketë qejf aktivitetin fizik
17. Të jetë i motivuar
18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur
19. Të ketë shije të mirë.

Image

(Kosova Sot Online)