Mozzik zbulon arsyen pse policia i hyri në koncert

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 17:06
Mozzik zbulon arsyen pse policia i hyri në koncert

Është ndërpre mbrëmë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar artisti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

 

Kjo është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.

“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai.

Image

(Kosova Sot Online)