Ceca bëhet gati për koncertin e saj në Mal të Zi

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 14:54
Ceca bëhet gati për koncertin e saj në Mal të Zi

Koncertet e ikonës së muzikës pop-folk Ceca, në Malin e Zi, kanë ngjallur polemika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prania e saj ka sjellë kundërshtime të forta nga komuniteti shqiptar në vendin fqinj dhe jo vetëm, të cilët po bëjnë thirrje për bojkotim të koncertit.

 

Svetlana Raznatoviç (Ceca), e njohur si një ikonë e muzikës pop-folk në Serbi, është një figurë e kontroverse, pasi bashkëshorti i saj, Zeljko Raznatovoç (Arkani) akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, përfshi edhe atë në Kosovë.

Organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët shqiptarë e akuzojnë këngëtaren se ka mbështetur krimet e luftës dhe se ka qenë pjesë e një regjimi që ka shkaktuar shumë vuajtje dhe dëme për popullin shqiptar. Kritikët argumentojnë se prania e Ceca-s është një provokim.

“Nuk jam kundër artit, nuk jam kundër muzikës, se jam rritur me atë muzikë në Mal të Zi dhe e dëgjoj. Por po, jam kundër me më ardhë dikush në breg të shtëpisë të më këndojë këtu që burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Por gjithkush ka të drejtë në zgjedhjet e veta. Kaq prej meje”, tha modelja shqiptare, Emina Cunmulaj në një postim në Instagram Story disa ditë më parë.

(Kosova Sot Online)