Sara bën xing me ish-in e Ledrit, Dua Lipën, çmimi i 'kripur' i fustanit që veshën vajzat

  • 04 August 2023 - 11:41
Sara bën xing me ish-in e Ledrit, Dua Lipën, çmimi i 'kripur' i fustanit që veshën vajzat

Dua Lipa dhe Sara Hoxha kanë bërë xing duke u shfaqur me të njëjtin fustan. Bëhet fjalë për fustanin e kuq të gjatë dhe të tejdukshëm që Dua Lipa veshi gjatë pushimeve në Shqipëri, transmeton "Kosova Sot Online".

Fustani është i njëjti me atë të Sarës, të cilin kjo e fundit e kishte veshur në videoklipin e këngës së partnerit të saj Ledri Vula. Fustani ka një çmim të ‘kripur’ dhe kushton rreth 1625 euro.

Kujtojmë që Ledri dhe Dua kanë pasur një histori dashurie vite më parë ndërsa sot janë miq shumë të mirë.

Sara e ka takuar Duan dhe ka treguar në një intervistë se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledriy nuk e pengoi fare. Sara tha se ajo është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

“Dua Lipa ishte shumë shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht. Ata donin ta shihnin Poem. Fakti që Dua Lipa ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova, aq sa veta më kanë thënë e ke bërë shumë mirë, kanë thënë edhe pse e bëre. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë pjesë. Se di, unë nuk e vras mendjen për gjëra që kanë qenë para meje. Ne nuk kemi lindur bashkë. Nuk lindi dhe më njohu mua. Unë e di që ai ka një të shkuar”, tha Sara në intervistën për Goca dhe Gra.

(Kosova Sot Online )