Oriola Marashi thekson linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 12:54
Oriola Marashi thekson linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë

Modelja Oriola Marashi konsiderohet padyshim një prej femrave më të bukura shqiptare. Ajo njihet për linjat e saj joshëse të trupit, e të cilat e kanë ndihmuar që të depërtoj suksesshëm në botën e modelimit, transmeton "Kosova sot Online ".

Oriola tashmë ka arrit që të bëhet imazh i markave ndërkombëtare, një prej tyre është ajo e “Guess”.

Por, krahas kampanjave për brendin e njohur, modelja u qëndron afër admiruesve të saj në Instagram edhe me imazhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, Marashi ka postuar disa foto teksa po shijonte një darkë larg angazhimeve profesionale.

Në fotografi, Oriola mahnit me një kostum ngjyrë rozë, i përbërë nga një bluzë në formë sytjenash me dekolte të hapur dhe pantallona. Dukja e saj u kompletua me grimin e theksuar, flokët në onde dhe këpucë me taka.

“Në botën rozë së fundmi”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e postimit, teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Ndërkohë, nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta që ajo mori nga ana e fansave të saj. 

(Kosova Sot Online )