Kida paralajmëron bashkëpunimin me MC Kreshën dhe Lyrical Son

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 11:16
Kida paralajmëron bashkëpunimin me MC Kreshën dhe Lyrical Son

Një treshe e artistëve të estradsës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim të ri.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Kida dhe dy rap-artistët, MC Kresha e Lyrical Son, transmeton "Kosova Sot Online ".

Projektin e ri mes tyre e ka zbuluar vet Kida me anë të një postimi që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Autorja e “Drunk” ka ndarë një video të shkëputur nga xhirimet e videoklipit, ndërsa njoftoi se kënga lansohet së shpejti.

“Sonte jena bo me fluturu X MC Kresha & Lyrical Son. Hajde, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/CvnTOi2oHa0/

(Kosova Sot Online )