'Ferrarit' të Noizy-t i vihet flaka

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 12:00
'Ferrarit' të Noizy-t i vihet flaka

Në mediat ka qarkulluar një lajm se vetura e Noizyt , Ferrari është djegur në qytetin e Vlorës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Mësohet se policia ka prangosur autorin Siar Kontin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili rezulton te jetë një i ri nga qyteti i Vlorës dhe që është arrestuar pak ditë më parë.

Ai ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar që jeton jashtë shtetit. Policia dyshon se personi që fshihet pas kësaj është reperi Cllevio.

Image

(Kosova Sot Online)