Alban Ramosaj përfundimisht largohet nga muzika

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 17:08
Alban Ramosaj përfundimisht largohet nga muzika

Kapitullin në muzikë, e ka deklaruar të mbyllur Alban Ramosaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Ramosaj u ndal te vështirësitë artistike dhe kreative që sollën këtë vendim të vështirë.

“Një letër për publikun tim të dashur të ‘Koloseut’,” e nis ai shkrimin. “Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e pëqafimit dhe ndjekjes se ëndrrave dhe aspiratave të fëmijes së brendshëm. Autenticiteti që artistët, veçanërisht muzikantët sjellin ne veprat e tyre, gjithmonë ka rezonuar thellë me mua. Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan unin tim artistik.”

 

Albani ndalet te sfida e shprehjes autentike artistike dhe ndikimet e jashtme që kanë ndërhyrë te hapësira e tij kreative.

“Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu, duke fryrë fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ënderr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm, i gjakosur shtrirë në krahët e mi, duke parë drejt syve te mi, duke përshpëritur, ‘Të lutem, mund të vazhdoj ende, mund t'ia dal’.”

Image

(Kosova Sot Online)