Analisti i njohur serb i ka disa fjalë 'miradije' për Rita Orën

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 16:00
Analisti i njohur serb i ka disa fjalë 'miradije' për Rita Orën

Pasi ka parë pamjet ku shfaqet Rita Ora duke kënduar e vallëzuar me një flamur të Serbisë, ka reaguar analisti serb nga Kosova, Branislav Krstiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kërstiq ka shkruar se “njerëzit normalë” i respektojnë të gjitha kombet dhe religjionet e botës.

“Njerëzit abnormalë dhe të pacivilizuar gjithmonë do të bëjnë zhurmë pa e ditur se janë turpi i shoqërisë së tyre. Ata djegin flamujt e të tjerëve, dhe kryqëzojnë të tjerët pa u mërzitur për askë përveç vetes.”

Ai thotë se këta njerëz fatkeqësisht janë në Ballkan.

Kujtojmë se këngëtarja britanike me origjinë shqiptare ka deklaruar se nuk e ka ditur që flamuri në fjalë ishte i Serbisë.

(Kosova Sot Online)