Rita Ora pozon thuajse 'zhveshur' në Ibiza

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 17:14
Rita Ora pozon thuajse 'zhveshur' në Ibiza

Rita Ora ka fluturuar për në Ibiza të Spanjës për të kaluar, ditët e fundit të nxehta të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore u bë qendra e kritikave pas një videoje nga një koncert i saj në Hungari, teksa këndoi me një flamur serb në trup. Ajo reagoi pas kësaj ngjarjeje duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe se nuk e dinte që ishte ai i Serbisë.

 

Ndërkohë, nga Ibiza ajo ka publikuar disa foto nga rrjetet e saj sociale ku duket e mrekullueshme me bikini, teksa ka ekspozuar linjat dhe tatuazhet në trup.

Image


(Kosova Sot Online)