Dua Lipa flet për shenjën e horoskopit

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 21:00
Dua Lipa flet për shenjën e horoskopit

Dua Lipa ka lindur më 22 gusht 1995 dhe është Luan në horoskop. Këngëtarja e ka përmendur faktin që është Luan, megjithatë së fundmi ka mësuar një detaj të ri nga harta e saj astrologjike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo ka treguar se e kishte ngatërruar orën e saj të lindjes dhe ashendent nuk ka Peshoren, por Binjakët. Pra Dua është një Luan me ashendent Binjak.

“Dje mësova që në të vërtetë kam ashendente Binjak…dikush të ma shpjegojë”, shkruan ajo, ndërsa një fans shprehet i zhgënjyer që Dua nuk është ashendent Peshore e mesa duket edhe ajo është e pakënaqur.

“Kam ditur orën e gabuar të lindjes gjithë këtë kohë dhe në fakt kam ashendente Binjak”, thotë Dua.

Njerëzit që kanë ashendent Binjak mund të pushtohen nga dëshira për të bërë gjithçka menjëherë. Ata kanë sy të shkëlqyeshëm dhe tipare ekspresive të lëvizshme dhe të përcaktuara mirë.

Image

(Kosova Sot Online)