Aulona Musta: Nuk do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi, nuk do jetoja as me prindërit e mi

  • E.k /
  • 06 September 2023 - 10:50
Aulona Musta: Nuk do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi, nuk do jetoja as me prindërit e mi

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetjet dhe ajo i është përgjigjur, përcjell “Kosova Sot Online”

Aulona ka marrur një pyetje se a do të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

Aulona kësaj pyetje i është përgjigjut me jo, duke treguar edhe arsyet.

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!, ka shkruar Aulona.

(Kosova Sot Online)