'Mos me shkel me kambë n’oborr' thotë Mahmut Ferati

  • A P /
  • 11 September 2023 - 17:41
'Mos me shkel me kambë n’oborr' thotë Mahmut Ferati

Artisti i njohur Mahmut Ferati, ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan "Kosova Sot Online".

"Mos me shkel me kambë n’oborr", mban titullin kënga më e re e këngëtarit të njohur, e cila si përherë vjen me interpretim të shkëlqyer nga Ferati.

 

Kujtojmë, se kjo  këngë është realizuar në vitet 90-ta, kur shqiptarët e etur për liri ëndërronin ta shkruajnë historinë e  re kombëtare.
Ishin vitet e zgjimit kombëtar dhe çdo ditë e më shumë fuqizohej rrugëtimi për lirinë e shumëpritur.

Në vijim premierë: "Mos me shkel me kambë n’oborr" nga Mahmut Ferati.

Dëgjim të këndshëm...

(Kosova Sot Online)