Dafina Zeqiri mahnit me pozat e reja nga Mykonos

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 08:48
Dafina Zeqiri mahnit me pozat e reja nga Mykonos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri së fundmi ka nisur pushimet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Artistja nga Kosova ka zgjedhur si destinacion Mykonos në Greqi, ndërsa ka zbuluar se atje ndodhet me partnerin e ri dhe miqtë e saj.

Ndërsa, përmes llogarisë së saj në Instagram, Dafina ka publikuar imazhe të ndryshme joshëse nga atje.

Edhe së fundmi, autorja e “Kaje” dukej e mahnitshme teksa pozoi nga një jaht në mes të oqeanit.

E veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të bardhë, ajo kompletoi dukjen edhe me një palë syze dielli dhe aksesor.

Fansat e saj e saj të shumtë reaguan duke duke i pëlqyer dhe komentuar fotot e reja.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Dafina publikoi këngën më të re “Xhane, xhane” që erdhi në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.

(Kosova Sot Online )