Dafina Zeqiri shijon pushimet romantike në Greqi, publikon foto në krahët e partnerit

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 12:33
Dafina Zeqiri shijon pushimet romantike në Greqi, publikon foto në krahët e partnerit

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri prej ditësh po shijon pushimet me partnerin e ri dhe miqtë e saj në Mykonos të Greqisë.

Artistja pas angazhimeve me mbrëmje muzikore ka zgjedhur të relaksohet në ishullin grek dhe nga atje nuk kanë munguar imazhet dhe videot e ndryshme.

Edhe së fundmi, Dafina ndau me fansat në Instagram foto ku në njërën prej tyre shihet në krahët e të dashurit të ri.

E veshur në bikini, autorja e “Malli” vuri në pah linjat joshëse të trupit, teksa shijonte rrezet e diellit nga një jaht.

Tutje, në postim Dafina ka theksuar se tani është e gatshme të rikthehet në studio për të përfunduar albumin e ri.
“Gati të rikthehem në laborator dhe të përfundoj këtë album. “The Absolute”, 2024″, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, dje (e premte), Dafina lansoi një tjetër projekt muzikore, këtë herë ajo u bashkua me Brunon dhe Klajdin Harunin për këngën me titullin “Xhane, xhane”

(Kosova Sot Online )