Ja në cilin film ka refuzuar të luajë Efi

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 17:00
Ja në cilin film ka refuzuar të luajë Efi

Efin do të kishim mundësi ta shihnim edhe në filmin “Në kuadër të dashuri” të luajë krah Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, por ajo ka refuzuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tregoi se ajo e kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e filmit.

 

Ish-banorja e BBV 2, nuk ishte e kënaqur me rolin që iu dha, kështu që ajo nuk ka pranuar për shkak se roli i saj në film me sa duket nuk ishte aq i rëndësishëm.

“Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi.

Më tutje ajo u pyet nese do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi u pergjigj se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luanin Olta e Luizi me të cilët ajo nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira që nga Big Brother Vip Albania 2.

“Puna është punë”, shtoi Efi, duke u shprehur se nuk do t’i interesonte me kë po luante në film, përderisa do të ishte çështje pune.

Image

(Kosova Sot Online)