Këngëtarja Donna Dafi vjen me një baladë të re dhe bujë të madhe “Genug”-Mjaft

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 08:54
 Këngëtarja  Donna Dafi vjen me një baladë të re dhe  bujë të madhe “Genug”-Mjaft

 Artistja e re  Donna Dafi, e cila me sukses po ngjitet në skenë e botës së artit muzikor, adhuruesit e vetë i ka befasuar  me  baladën e saj më të re "Genug", që në shqip do të thotë "Mjaft", dhe ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore, transmeton "Kosova Sot Online".

Në videoklipin "Genug", ylli i muzikës pop, Donna Dafi, flet për përvojat e një gruaje të fortë që ka rënë pre e një marrëdhënieje të pasinqertë. Gruaja, duke i parë këto veprime të partnerit të saj, i përmbledh emocionet e veta dhe, pa u hamendur, i jep fund kësaj marrëdhënieje, duke i thënë "mjaft". Kjo këngë, që është duke e magjepsur audiencën në mbarë botën, në ndërdijen e dëgjuesit ka një mesazh shumë më të fuqishëm se thyerjen, atë të vetëvlerësimit dhe fuqizimit të gruas para një partneri dhe çdo mashkulli jo të sinqertë. Vlen të theksohet se Donna Dafi, si në veprat të tjera edhe në "Genug", është shfaqur si këngëtare dhe kompozitore. Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ka një prejardhje unike, gjysmë shqiptare dhe gjysmë nigeriane/gjermane. Klipin “Genug”, e cila këndohet në gjuhën gjermane dhe shqipe, mund ta shkarkoni në linkun:

https://youtu.be/_goXhPq7Slo?si=Ev0A3mI1LupujWlm

(Kosova Sot Online )