Ja kujt i dhuron përqafim Olta

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 16:21
Ja kujt i dhuron përqafim Olta

Sonte në Pallatin e Kongreseve do të mbahet natë e parë e premierës së fimit “Në kuadër të Dashurisë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Olta Gixhari protagonistja e filmit ka thënë dy fjalë teksa na ndajnë edhe pak orë nga ky event. Në një postim në Instagram ajo shkruan: Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.

 

Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit.

Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim.

“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!

Image

(Kosova Sot Online)