Martohet vëllai i Bebe Rexhës

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 15:00
Martohet vëllai i Bebe Rexhës

Florent Rexha, vëllai i këngëtares Bebe Rexha është martuar.Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa pamje nga dekori i dasmës dhe nga look-u i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu në rrjet janë shpërndarë video nga momentet më kulminante të festës, ndër të cilat a Bebe u pa duke i hedhur çiftit shuma të majme me para, gjest ky i cili në trojet shqiptare praktikohet mjaft shumë.

 

 

Në dasëm ishte ftuar për të interpretuar edhe këngëtarja shqiptare Merita Halili. Bebe është shfaqur me një fustan të zi shumë elegant, me të cilin shkëlqente e gjitha.

Kujtojmë se, së fundmi Bebe Rexha u nda nga partneri i saj, Keyan Safyari.


(Kosova Sot Online)