Ja sa është rritur vajza e Ledina Çelos

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 17:01
Ja sa është rritur vajza e Ledina Çelos

Prej kohësh Ledina Çelo, është larguar nga Tirana drejt Gjermanisë, ku jeton e lumtur me bashkëshortin, Naim Kabashin dhe dy fëmijët e tyre: Erlisin dhe Perianën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Dhe nga ajo që shohim në rrjetet e saj sociale, sidomos në Instagram, Ledina bën me të vërtetë një jetë përrallore mes udhëtimeve të ndryshme, pushimeve marramendëse dhe trajtimeve në qendra estetike dhe SPA. Përpos të gjitha këtyre, Ledina është një mama e përkushtuar dhe koha me dy të shtrenjtët e saj, suksesin e jetës, siç preferon t’ i quajë, është primare.

Ditën e djeshme, ajo dhe Periana kanë luajtur “make up girls” dhe sytë na ngelën te balerina e shtëpisë, e cila është kopje e artistes.

Vogëlushja ka performuar në shfaqjen e baletit “Bukuroshja e fjetur” dhe mami Ledina është kujdesur vetë për grimin e saj, moment që e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram. Nënë e bijë tanimë janë shoqe të ngushta dhe besojmë se me kalimin e kohës, momente kaq të bukura do i shohim më shpesh në Instagram-in e këngëtares.

Image


(Kosova Sot Online)