Publikohet fotografia: Olta Gixhari dikur tentoi të ishte vallëtare

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 13:08
Publikohet fotografia: Olta Gixhari dikur tentoi të ishte vallëtare

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DËTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

 

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh”.

Image


(Kosova Sot Online)