Këto janë çmimet që u ndanë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në Kosovë

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 09:17
Këto janë çmimet që u ndanë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në Kosovë

Mbrëmë është mbajtur nata finale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fitues është shpallur konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”, ndërsa vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”.

 

Çmimin e tretë e ka fituar Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”.

“La Fazani ka marrë edhe një çmim tjetër – çmimin e kryeqytetit, të cilin ia ndau kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa, Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës.

(Kosova Sot Online)