Zbulohet një e vërtetë për Cecën që askush nuk e dinte

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 19:50
Zbulohet një e vërtetë për Cecën që askush nuk e dinte

Karriera e Ceca Raznatoviç-it që në fillim ishte në një trajektore në rritje si për shkak të aftësive të saj të mëdha vokale, ashtu edhe për shkak të këngëve që njiheshin si hite absolute, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hiti më i madh i Cecës është në arkiv prej shumë vitesh

 


Në një rast, Ceca ka folur për bashkëpunimin e saj me Marina Tucakoviqin dhe se si janë krijuar disa nga këngët e saj. Hiti më i madh i Cecës, kënga “Kukavica” nuk ishte menduar aspak për të, por për Vesni Zmijanac.

Pas regjistrimit të albumit "Babaroga", Ceca Ražnatović e dinte se donte të bënte diçka ndryshe. Ajo bëri një pushim nga regjistrimi dhe më pas telefonoi Marina Tucakoviqin, e cila i tha se e kishte pritur prej kohësh thirrjen e saj dhe se kishte përgatitur një album për të. Duke qenë se ajo vetë ishte në kërkim të një ndryshimi përsa i përket këngëve, ajo shkoi te Marina dhe Futa dhe kështu nisi bashkëpunimi i tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marina Tucakoviç ishte shprehimisht kundër dhënies së këngës "Kukavica" Cecit, sepse para kësaj e refuzuan edhe Dragana Mirkoviqi, Lepa Brena, Vesna Zmijanac, por ajo donte të dëgjonte se çfarë kënge ishte dhe kur Futa luajti shiritat e parë, Ceca e dinte që kënga ishte fenomenale dhe ajo e donte për vete.


(Kosova Sot Online)