Ja arsyeja pse Samanata u tërhoq nga gara në Festivalin e Këngës

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 09:44
Ja arsyeja pse Samanata u tërhoq nga gara në Festivalin e Këngës

Festivali i 62-të Këngës është afër. Teksa po presim të marrim vesh kush do të na përfaqësojë në “Eurovision”, disa prej artistëve janë tërhequr nga gara. I fundit ishte Sardi Strugaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një prej tyre ka qenë dhe Samanta Karavella.

Ajo ka treguar dhe arsyen e vërtetë pse ka vendosur të tërhiqet nga gara.

“Ka pasur spekulime dhe nuk doja ta cekja. Publiku  e ka pritur rikthimin tim. E vërteta është se kënga që kisha zgjedhur ishte ritmike e bukur, por nuk m’u lejua performanca dhe u tërhoqa”, ka thënë ajo. Kujtojmë se para disa ditësh Samanta publikoi këngën e saj më të re “U pa” e cila është bërë virale edhe në rrjetin social në “TikTok”.

Image

(Kosova Sot Online)