Lexoni edhe:
Rita Ora fillon punën për projektin e ri që i dedikohet Kosovës
Monika Salihu ka qenë dhe është ndër këngëtaret më origjinale të estradës shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Publiku e njeh edhe si e bija e ish-kampionit botëror të boksit, Aziz Salihu, por Monika ka të afërm një tjetër yll me renome botërore, Rita Orën.
Rita Ora fillon punën për projektin e ri që i dedikohet KosovësLexoni edhe:
Kjo lidhje familjare vjen nga ana e nënës së Monikës, Agime Sahatçiu, e cila ka origjinë nga Peja dhe është vajza e xhaxhait të babait të Ritës, Besnik Sahatçiu.
“Gjyshi im dhe gjyshi i Ritës janë vëllezër. Nëna ime e ka vajzën e djalit të xhaxhait. E kam shumë të afërt. Unë jam më e madhe se ajo shtatë-tetë vite më e madhe se ajo, por unë e mbaj mend Ritën si të vogël kur vinte në Prishtinë dhe më dëgjonte mua duke kënduar, se vinte te gjyshja e vet, pastaj vinte edhe te ne”, ka deklaruar Monika.
(Kosova Sot Online)