Rita Ora fillon punën për projektin e ri që i dedikohet Kosovës

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 12:15
Rita Ora fillon punën për projektin e ri që i dedikohet Kosovës

Pop ylli Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”, ka thënë Rita Ora.

 

Në një intervistë për “The Sun” ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri.

Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendin e saj ka shumë zemërim dhe frustrim të panjohur te të rinjtë të cilën i shohim në historinë e Kosovës. Javën që kaloi Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.

Image

(Kosova Sot Online)