Dua Lipa ndahet nga i dashuri pas një romance tetë mujore

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 17:00
Dua Lipa ndahet nga i dashuri pas një romance tetë mujore

Burime për “The Sun” bëjnë me dije se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të njëjtit burim, artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

 

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Sakaq dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar.

Image

(Kosova Sot Online)