Adelina Ismaili: Rasti i Liridonës është mizor, koha e fundit t’i shpëtojmë gratë nga vrasja e patriarkatit

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 14:31
Adelina Ismaili: Rasti i Liridonës është mizor, koha e fundit t’i shpëtojmë gratë nga vrasja e patriarkatit

I pandehuri Naim Murseli ka dalur për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë rast përmes llogarisë së saj sociale ka reaguar artistja e njohur Adelina Ismaili.


"Rasti i Liridonës është mizor. Liridona nuk është e para. Nëse vazhdojmë të neglizhojmë, nuk do të jetë e fundit/ Liridonë qofsh viktima e fundit në Kosovë, të qoftë i lehtë dheu. Ngushëllime!", ka shkruar ndër të  tjera Adelina.

 

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë


“Rasti i Liridones eshte mizor. Liridona nuk eshte e para. Nese vazhdojme te neglizhojme, nuk do te jete e fundit. Mesoni aman vajzat te mbrohen. Mesoni vajzat t’u thone “JO!” burrave. Mesoni vajzat qe divorci nuk eshte turp. Do t’ua shpetoni jeten. Me kishin shkruar “Adeline reago per rastin e Liridones”. Une nje jete kam luftuar per te drejtat e femres shqiptare. Me kenge, me fjale, besa shpesh edhe fizikisht ne jeten private. Por primitivizmi ne shoqerine tone eshte me i madh se une. Une nuk besoj si mund dikush ti le dy jetima ne shtepine e babait vrases per hir te njefare tradite!!! Traditat tona shpesh kane prodhuar viktima. Kryesisht viktima femra, gra, nena. Eshte koha e fundit t’i shpetojme grate nga vrasja e patriarkatit. T’i shpetojme femijet. Ta shpetojme kete shoqeri nga varret e fresketa. MOS E FSHEHNI TE KEQEN!Policia e Kosoves asnjehere me efikase nuk ka qene ne kapjen e krimineleve, shume nga ne e dijme se si ishte dikur. Liridone, qofsh viktima e fundit ne Kosove. Te qofte i lehte dheu. Ngushellime”.

(Kosova Sot Online)