Iliri Shaqiri sot feston/Korabi e uron: Gëzuar ditëlindjen bab!

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 18:54
Iliri Shaqiri sot feston/Korabi e uron: Gëzuar ditëlindjen bab!

Artisti i njohur Ilir Shaqiri,  këtë të mërkurë  më shumë se asnjëherë ka arsye për të qenë i lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtari sot feston ditëlindjen.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e familjarëve, miqve e kolegëve të tij.

 

Por ai që ka spikatur është nga djali i tij Korabi...

"Me rastin e ditëlindjes tënde, të uroj një ditë plotë gëzim, shëndet dhe lumturi. Kontributi yt në botën e muzikës është i paimagjinueshëm, me mbi 600 këngë të shkruara dhe 34 albume që kanë frymëzuar dhe prekur shumë njerëz në gjithë botën", ka shkruar ai ndër të tjera.


Postimi i plotë"

I dashur babë,
Me rastin e ditëlindjes tënde, të uroj një ditë plotë gëzim, shëndet dhe lumturi. Kontributi yt në botën e muzikës është i paimagjinueshëm, me mbi 600 këngë të shkruara dhe 34 albume që kanë frymëzuar dhe prekur shumë njerëz në gjithë botën. Ne të falënderojmë për pasionin, talentin dhe përkushtimin tënd në këtë art të madh.
Dëshiroj që kjo ditë të jetë vetëm fillimi i një viti të plotë me suksese, kënaqësi dhe realizime. Të vazhdosh të frymëzosh të tjerët me muzikën tënde dhe të shijosh çdo moment në jetën tënde.
Gëzuar ditëlindjen, bab! Të uroj të jetosh gjatë, i shëndetshëm! Ilir Shaqiri
Me respekt dhe dashuri,
Korabi.

(Kosova Sot Online)