Ku i 'avulloi' Elvana Gjata 1.2 milionë euro të Ervin Matës?

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 15:23
Ku i 'avulloi' Elvana Gjata 1.2 milionë euro të Ervin Matës?

Këngëtarja Elvana Gjata ka deklaruar se dyqanin luksoz në ish-Bllok ia kishte bërë dhuratë në prag të martesës, i fejuari, “Boli i Kokainës”; por 5 muaj pasi filloi aktivitetin, Elvana Gjata e shiti te ish-“Miss Albania” Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 4 emra, i njëjtë me Ervi Matën në punë të zeza dhe i lidhur me kupolën e “Rilindjes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pas urdhër-arrestit e shpalljes në kërkim të Bolit të kokainës, SPAK filloi hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, ngaqë emri i saj doli në bisedat e grupit Mata- Breçani, si “distributor” pritës dhe shpërndarëse e milionave të drogës, që dërgonte i fejuari trafikant Ervin Mata.

Meqë ka filluar procesi i hetimit për pasuritë e Elvana Gjatës, SPAK duhet të marrë si provë edhe një rast tjetër pastrimi parash; që ajo ka bërë nëpërmjet blerjes, hapjes dhe shitjes fiktive të një dyqani me vlerë 1.2 milionë Euro, të Rruga “Muhamet Gjollesha” në Njësinë nr.5-Tiranë.

Është dyqani me emrin “ALTAR”, të cilin Elvana Gjata e hapi si biznes me objekt import, qepje e shitje fustane nusesh dhe aksesorë të tyre, por nuk e zgjati shumë kohë si biznes, dhe e shiti përsëri me vlerën investimit 1.2 milionë Euro te mikesha ish-“Mis Albania”, Drilona Boçi.

Për shkak të zhdukjes së dokumenteve të shitjes nga regjistrat publik të QKB-së e sistemit noterial; po i kujtojmë hetuesve të BKH e prokurorëve të SPAK, Altin Dumani e Vladimir Mara që kanë dosjen penale “Mata- Breçani”, se dyqani i shitur nga Elvana Gjata, është me emrin: “Altar by Drilona Boçi” e aktivitet shitje-veshjesh.

Në QKB, te dosja e biznesit “Altar Sh.p.k”, nuk ka dokument të shit-blerjes, por vetëm deklarimin e ç’regjistrimit të Elvana Gjatës si pronare dhe regjistrimin si pronarë 100% të Drilona Boçit, me Kontratë Noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, e cila nuk është dosje dhe ka fshehur çmimin e shit-blerjes.

Kur këngëtarja “dispeceri” e milionave të drogës, bleu dhe bëri gati dyqanin luksoz për fustane nusesh, me kosto totale investimi 1.2 milionë Euro; ajo deklaroi, se dyqanin ia kishte bërë dhuratë në prag të martesës, i fejuari biznesmen Ervin Mata, i njohur si “Boli kokainës”.

Por 5 muaj pasi filloi aktivitetin, Elvana Gjata e shiti dyqanin te “Miss Albania” Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 3 emra, që merret me të njëjtat punë si Boli i Elvanës dhe ka lidhje të pista në kupolën e “Rilindjes”.

Kur u pyet në rrjetet sociale, se përse e shiti dyqanin e fustaneve të nuseve dhe me çfarë vlere e shiti, Elvana Gjata, tha se do merret me vetëm me karrierën muzikore, ndërsa për çmimin e shitjes, tha se e dinte vetëm Boli që ia bëri dhuratë, por faktikisht kontratën e ka firmosur ajo.

Nuk e dimë, nëse SPAK do ta hetojë këtë provë pastrimi parash, por dimë që më 4 prill 2017, vetëm 2 muaj pas shitjes së dyqanit, Elvana Gjata ka shitur për 400  mijë Euro, aksionet 50 mijë Euro që kishte te firma “Proper Pizza”, në ortakëri edhe me djalin e Fatmir Mediut.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)